Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga atentati mafioz në Elbasan, ku është ekzekutuar me armë zjarri 50-vjeçari Bujar Çela, vëllait të Talo Çelës.
Nga informacionet e para mësohet se kanë qenë tre persona, të veshur me uniformë policie që kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit.
Mjeti që po shihni në foto është makina në pronësi të Bujar Çelës. 50-vjeçari punonte si taksist pa lishencë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.
Po kështu, disa ditë para krimit të rëndë, kanë ndjekur 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Autorët e kanë vëzhguar edhe këtë mëngjes viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafe ata qëlluan me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.