Policia deri më tani ka shoqëruar 6 persona nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni për atentatin ndaj Preng Gjinit.
Ndërkohë, Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat pranë Urës së Nisharakut në Tiranë, për të identifikuar numrin që bëri shpërthimin e telekomanduar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.
Prend Gjinit vitin e kaluar iu ekzekutua vëllai, Armando Gjini, i cili u vra para Katedrales në Rrëshen, teksa me vete kishte dhe dy fëmijët.
Prej vdekjes së të vëllait, 51 vjecari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë, shkruan SI.
Ai kryente lëvizje shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjecari.
Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.
g.kosovari