Nga Eduard Zaloshnja
Nga një sondazh rreth feve dhe ekstremizmit, që e zhvillova me intervista face-to-face në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se në zonat urbane të Tiranës (jo ato rurale), në moshat 18-64 vjeç, rreth 90% besojnë në një nga fetë/sektet fetare prezente në Shqipëri (rezultat e hollësishme u publikuan dje në disa media online).
Por sa të devotshëm janë ata ndaj besimit të tyre fetar? Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në sondazh: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”.
Përgjgjiet e të anketuarve janë tabuluar në tabelën më poshtë.