Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, të bëra nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Sipas policisë, furgoni me 808 kg lëndë narkotike, i sekuestruar në Radhimë më 10 nëntor, është i bllokuar në cilësinë e provës materiale.
“Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratën e PD-së, theksojmë se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.