Nga Adriatik Doçi
Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020.
Shumica e ligjvënësve kanë marrë nga buxheti i Kuvendit nga 720 USD secili në muaj korrik, ndërsa deputeti Nimet Musaj ka përfituar rreth 760 USD. Ndërkaq, 8 ligjvënës, konkretisht Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi, nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik. Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht nenin 14 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që deputeti i cili banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.
Neni 14 parashikon përfitimin e dietave edhe për udhëtimet janë vendit, por meqenëse vizat jashtë Shqipërisë janë kufizuar për shkak të pandemisë covid-19, deputetët kanë bërë letrat për të përfitimin e parave vetëm për lëvizjet brenda vendit. Ndërkaq, gjatë muaj korrik 2020, ligjvënësit shqiptarë kanë marrë secili deri në 380 USD për shpenzime për karburant, 160 USD për telefon dhe 230 secili USD honorare për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamente. Ndërkaq, deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.
20 deputetë vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë, ndonëse disa prej tyre janë pronar të disa shtëpive dhe bizneseve. Ata janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo. Krahas këtyre përfitimeve, deputetët marrin edhe pagën bazë 156,770 lekë në muaj ose rreth 1.5 mijë USD. Në 20 prill 2020, deputeti Erion Piciri, propozoi një projektligj për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma nuk është përfshirë as në agjendën e Kuvendit.
Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:
Adelina Rista, 75,250
Anastas Angjeli, 37,625
Andrea Marto, 75,250
Antoneta Dhima, 75,250
Anduel Xhindi, 75,250
Bashkim Fino, 37,625
Besnik Baraj, 37,625
Blerina Gjylameti, 37,625
Bujar Çela, 75,250
Ervin Bushati, 37,625
Evis Kushi,75,250
Fidel Ylli, 37,625
Gramoz Ruçi, 54,895
Ilirjan Pendavinji, 75,250
Klodiana Spahiu, 75,250
Luan Duzha, 75,250
Musa Ulqini, 37,625
Paulin Sterkaj, 37,625
Robert Bitri, 75,250
Sadri Abazi, 37,625
Taulant Balla, 43,268
Tom Doshi, 37,625
Ulsi Manja, 39,506
Xhemal Qefalia, 37,625
Edmond Leka, 75,250
Xhevit Bushaj, 75,250
Alket Hyseni, 37,625
Almira Xhembulla, 75,250
Arben Pellumbi, 37,625
Arben Kamami, 75,250
Elena Xhina, 75,250
Edlira Bode, 75,250
Elona Hoxha, 37,625
Fadil Nasufi, 75,250
Fatmir Velaj, 75,250
Gjetan Gjetani, 75,250
Ilir Beqaj, 37,625
Ilir Ndraxhi, 75,250
Ismet Beqiraj, 37,625
Jurgis Ḉyrbja, 75,250
Klotilda Bushka, 37,625
Luan Harusha, 75,250
Myslim Murrizi, 45,026
Reme Lala, 37,625
Roland Xhelilaj, 75,250
Rrahman Rraja, 75,250
Rudina Hajdari, 39,506
Sadi Vorpsi, 37,625
Tatiana Piro Nurçe, 75,250
Vilma Bello, 75,250
Eglantina Gjermeni, 31,354
Milva Ikonomi, 39,506
Mimi Kodheli, 39,506
Emonela Felaj, 39,506
Dritan Bici, 75,250
Spartak Braho, 75,250
Senida Mesi, 75,250
Lindita Nikolla, 37,625
Mirela Kumbaro, 37,625
Niko Peleshi, 39,506
Damian Gjiknuri, 37,625
Ditmir Bushati, 37,625
Enver Roshi, 39,506
Aurora Mara, 75,250
Ylli Shehu, 37,625
Edmond Rrushi, 37,625
Alban Zeneli, 37,625
Lefter Maliqi, 75,250
Majlinda Halilaj, 37,625
Ediola Braha, 75,250
Edlira Hyseni, 75,250
Elda Hoti, 37,625
Ligoraq Karamelo, 75,250
Nimet Musaj, 79,012
Enada Kapllani, 75,250
Ralf Gjoni, 37,625
Adriatik Alimadhi, 37,625
Arben Elezi, 75,250
Arlind Çacani, 75,250
Korab Lita, 37,625
Halil Jakimi, 75,250
Nikolin Staka, 75,250
Zef Shtjefni, 37,625
Fatjona Dhimitri, 75,250
Eugen Bojaxhiu, 75,250
Andi Permeti, 37,625
Artur Roshi, 37,625
Koçi Tahiri, 37,625
Klajdi Qama, 37,625
Kujtim Gjuzi, 37,625
Ardiana Jaku, 75,250
Suzana Topi, 75,250
Besnik Troplini, 37,625
Kostaq Papa, 75,250
Krenar Rryçi, 37,625
Ardit Konomi, 75,250
Florenc Spaho, 75,250
Edmond Stojku, 39,506
Vasil Sterjovski, 75,250
Halit Valteri, 37,625
Ervis Meço, 75,250
Artemis Dralo, 75,250
Ramazan Gjuzi, 39,506(shqiptarja.com)
/e.rr