Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, me Lulzim Bashën dhe përfaqësues të opozitës në selinë e PD.
takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Pjesë e takimit janë bërë edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Deri më tani asnjëra nga palët nuk ka dhënë detaje rreth takimit.
/e.rr