Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi.
Balla falënderoi Shahnin për kontributin e saj në këtë ministri, ndërsa theksoi se reformat në arsim do të vijojnë.
Por teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar në përgjigje se
Pjesë nga Intervista:
Besa Shahini u shkarkua apo dha dorëheqjen?
Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi.
S’ju përgjigjet pyetjes… A mban përgjegjësi kryeministri Rama?
Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka. Besa do të vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë këtë stafetën e domosdoshme për javët në vijim.
Po për ministren e re çfarë kriteresh u përdorën?
Një ministre si zonja Kushi që vjen nga bota akademike, edhe pse deputete se ka ndërprerë komunikimin dhe detyrën për të qenë pedagoge. Ndaj gjej rastin që të vlerësojë për zgjedhjen që ka bërë kryeministri edhe brenda grupit parlamentar. Pasi përmban personalitet të vlerësuara në shumë fusha të jetës.