Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë. Mësohet se i riu është vrarë rreth 200 metra larg banesës së tij brenda makine.
Klevis Kapllani eshte baba i nje femije te vogel dhe ka qene me probleme ne te shkuaren e tij ne Itali.
Dyshohet se ai eshte qellur me pistolete me selinciator, por ende priten detajet nga eksperiza.
Ai ka pasur probleme jashte vendit, ku eshte marre me droge, madje rezulton te kete bere edhe burg.
Para dy vitesh eshte kthyer ne Shqiperi, eshte martuar dhe ishte baba i nje femije.
Nga hetimet e para dyshohet se kemi te bejme me nje vrasje per larje hesapesh, por mesohet se ne zone nuk ka pasur konflikte.
Trupi i pajetë u pikas mëngjesin e sotëm nga një banor i zonës, që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ai lajmëroi menjëherë policinë.
Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk është kryer asnjë qitje. Po kështu, banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme dhe ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë me silenciator.