Kryeministri Edi Rama njofton se është takuar me presidentin turk. Përmes Facebook, ai thotë se takimi është zhvilluar në rezidencën e Erdogan në Marmaris.\
Rama zbardh edhe disa nga pikat e bashkëbisedimit:
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor” – shkruan Edi Rama.
Takimi mes Erdogan dhe Ramës vjen një ditë para vizitës së këtij të fundit në Athinë.
/JavaNews/a.r