Në orën 18:00, Këshilli Politik do të mblidhet për fazën e dytë të punës, ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik. Kjo mbledhje u kërkua nga PS, ndërsa opozita e bashkuar dhe ajo parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Në mbledhjen e ditës së sotme do të ketë diskutime mbi hapjen e listave, nëse do të jenë 100% të hapura ose jo, por edhe çështjen e koalicioneve parazgjedhore si dhe përcaktimin e pragut elektoral. Të gjitha këto ndryshime do pasqyrohen në Kodin Zgjedhor.
Në letrën e cila mban firmat e dy përfaqësuesve, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ku bëhet e ditur pjesëmarrja e opoziës në Këshillin Politik, thuhet se partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore.”
“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. “Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.” thuhet më tej në qëndrimin e opozitës së bashkuar.
LETRËN E OPOZITËS E GJENI MË POSHTË:
Leter-Keshilli-Politik-14.09.2020
/e.rr