Kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi sot nga Gjeneva se “Vdekjet nga infeksioni i Covid në Europë do të rriten tashmë në të ardhmen e afërt”
Ai nënvizoi se niveli i vdekshmërisë në Kontinentin e Vjetër “do të rritet midis tetorit dhe nëntorit, duke e bërë gjithçka edhe më të vështirë”.
Vetëm dje, OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Regjistrimi i mëparshëm u arrit në 6 shtator, kur infeksionet e reja ishin 306.857.
Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 920 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë
/e.rr