Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit të Krrabës, ku janë përplasur dy automjete.
Një makinë tip “Mercedes-Benz” dyshohet se ka përplasur një mjet “Volkswagen”, me të cilën udhëtonin 4 vajza. Këto të fundit ishin bllokuar brenda mjetit “Volkswagen” si pasojë e përplasjes së fortë.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e 4 vajzave. Fatkeqësisht, dy prej tyre ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Ndërsa 2 vajzat e tjera po marrin mjekim në spital.
Identitetet e dy viktimave dhe dy vajzave të plagosura nuk dihen ende.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.
/a.r