Një farmaci është grabitur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, në Berat.
Ngjarja është shënuar rreth orës 20.30 të mbrëmjes që lamë pas, në lagjen “30 Vjetori”. ku autori i dyshuar ka marrë paratë dhe është larguar.
I dyshuari është 38-vjeçari S.K., i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e të dyshuarit, ndërkohë që vijon puna për të zbuluar sendi me të cilin kërcënoi punonjësen e farmacisë.
/a.r