Ambasada e SHBA: Po testohen 3 vaksina, një hap para miratimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike. Në një shënim në facebook ambasada shkruan se administrata amerikane ka investuar miliarda dollarë për këtë vaksinë, ndërkohë që dhjetëra mijëra njerëz janë ofruar si vullnetarë për ta testuar atë.

“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.

Ndërkohe që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Warp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre.

Dhjetëra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com