Terrori te hotel “Voloreka” në Tushemisht/ Pse po shtyhet gjyqi për të akuzuarit?!

800 0 5f36477073ff4

Tre të dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht. Cështja erdhi në Gjykatën Penale të Tiranës për shkak se gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë territoriale.

Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”) u arrestuan gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Shërbimet e Forcave Operacionale në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.
Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com