Modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila jeton në amerikë ndodhet në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Emina pozoi në perëndim të diellit duke shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.
“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.
Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.
“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.
Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”