Pas debateve të forta me policët para Gjykatës së Posaçme, gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur dhe me gjyqtarët brenda ambienteve të gjykatës.
Sipas “News24” gjyqtarja Margjeka ka debatuar në sallën e gjyqit, duke mohuar akuzat për korrupsion dhe duke i kërkuar gjyqtares prova për masën e vënë ndaj saj “arrest shtëpie”.
“E gjeta në Apelin e Gjykatës së Korçës, as që e mbaj mend lirimin e personit në fjalë, sepse nuk ka qenë çështje e imja. Unë qëndroj prej më shumë se një muaj në hotelin që përmendni ju, sepse nuk kam ku qëndroj. Kam një vajzë të mitur për të mbajtur dhe e lë në këtë hotel, por kurrë pronari i këtij hoteli nuk ka ndërhyrë, me qëllim që unë të firmosja një vendim për lirimin e një të burgosuri. As nuk kam pranuar të vihen në dispozicion para. Po mbijetojmë që po shkojmë në punë”, mësohet të ketë thënë gjyqtarja.
Më tej, gjyqtarja ka kërkuar llogari edhe për masën e “arrestit me burg” për bashkëshortin, pasi sipas saj, vajza e mitur po qëndron e burgosur në shtëpi, ndërsa ka kërkuar që asaj dhe vajzës t’iu dërgohet ushqimi brenda shtëpisë.
Gjithashtu, Margjeka është shprehur se “Bashkëshorti as nuk do të guxonte të ndërhynte në çështje të tilla korruptive, pasi ai është një profesor”.
g.kosovari