Policia e Tranës ditën e sotme në kuadër të operacioni të koduar “Transferta” ka ndaluar 26 vjeçarin me iniciale M.M, banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë ai është ndaluar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se po procedohet penalisht edheshtetësja D. B. 23- vjeçe për moskallëzimin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndalohet një 26-vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“.
Procedohet penalisht dhe 1 shtetase, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ka organizuar punën dhe pas një hetimi me medota proaktive kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Transferta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit
M., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua penalisht shtetasja D. B., 23 vjeçe.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç. Ndërsa shtetësja D. B. ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.
Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte shtetasi M. M., ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari