Në mes të marsit, vajza e Amy Thompson, Amber filloi të kishte gërricje në fyt dhe e kishte të pamundur ta duronte. Brenda disa orësh kishte ethe dhe një kollë të pandërprerë. Amy u kujdes për vajzën e saj sa më mirë që të mundej dhe priste nga dita në ditë që të përmirësohej.
“Ne kemi shkuar në shumë mjek të ndryshëm. Ajo është shtruar në spital pesë herë, në katër spitale të ndryshme sepse unë vazhdoj të kërkoj për njerëz që mund të na ndihmojnë. Kemi shkuar në kardiolog, mjek të sëmundjeve infektive dhe reumatolog.
Të gjithë thonë se është gjendje post-virale, por asnjë nuk ka bërë diçka për të ”, tha ajo.
Ndërsa ka shumë studime për Covid-19, disa prej tyre thonë se virusi zakonisht jeton diku tek dy deri në tre javë dhe ka një sërë simptomash fizike dhe mendore me muaj, edhe pasi shërohesh.
Çfarë do të thotë kjo? Pse disa njerëz preken nga simptomat që ata i’a atribuojnë koronavirusit për javë dhe muaj, ndërsa të tjerët jo dhe sa rrezikojnë fëmijët që deri tani na është thënë se nuk janë në rrezik?
“Unë do të thoja që ne dimë shumë pak në këtë pikë. Ajo që ne dimë është se fëmijët bëhen më mirë mbasi shërohen, por asgjë nuk është e sigurt” tha Dr. Sam Dominguez, një ekspert i sëmundjeve infektive pediatrike dhe drejtor mjekësor i laboratorit të mikrobiologjisë në “Children’s Hospital” Kolorado.
“Është e qartë se ka diçka, por është e paqartë se çfarë e shkakton këtë,” tha Doktor Yvonne Maldonado, një profesor i sëmundjeve infektive pediatrike në Qendrën Mjekësore të Universitetit Stanford dhe kryetar i komitetit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë për sëmundjen infektive.
Maldonado tha se ky virus nuk është i fshehtë dhe mund të largohet plotësisht nga trupi i njeriut, por në afate kohore të ndryshme.
“Vajza ime është e sëmurë për gati 150 ditë dhe ne nuk kemi asnjë udhëzim nga profesionistë mjekësorë” tha Kate, një 35-vjeçare nga Massachusetts.
Ajo tha se doktori i familjes është shumë i aftë, por prap nuk e di sesi ti trajtojë simptomat e fëmijës të cilat përfshijnë etheve, të përziera dhe takikardi.
Sipas të dhënave më të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila është organizata e vetme që ndjek të dhënat kombëtare pediatrike nga Covid-19, ka pasur më shumë se 500,000 raste fëmijësh në Amerikë ose pak më pak se 10% e të gjitha rasteve në këtë vend. Shumica dërrmuese e atyre nuk kishin nevojë për shtrim në spital.
Sindromi Inflamator Multisystem tek fëmijët ose MIS-C është një sindromë e rrallë që ekspertët në përgjithësi besojnë se është një përgjigje tepër e fortë e sistemit imunitar ndaj koronavirusit në disa fëmijë që mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme për jetën, por është e ndarë nga këto raporte të distancave të gjata. Edhe kjo është e rrallë.
“Fëmijët nuk sëmuren shumë shpesh dhe kanë tendencë të mos sëmuren shumë kur infektohen”, theksoi Maldonado.
Amber tani e kalon pjesën më të madhe të kohës në një karrocë, me dhimbje ekstreme në duar dhe këmbë dhe ka kriza.
Prindërit e saj janë ende në kërkim të përgjigjeve. Askush nuk ka qenë në gjendje t’i tregojë Amy se çfarë po ndodh me vajzën dhe pse.
“Vajza ime po vuan shumë dhe askush nuk më thotë pse. Ajo kaloi nga të qenit një vajzë 17-vjeçare shumë aktive dhe e shëndetshme në kalimin e gjashtë muajve të fundit në shtrat.” tha Amy.(HufPoost, “Si”)
g.kosovari