Zbardhet dëshmia e ngjarjes tronditëse në Pogradec, ku 46-vjeçari Blerim Bizgjoni ka abuzuar seksualisht dhe e ka dhunuar sistematikisht për gati dy muaj. ABC News ka siguruar dëshminë e 13-vjeçares.
E mitura ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi”, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.
Vajza vinte nga një familje e varfër, pasi të atin e ka me probleme mendore dhe të ëmën pa punë, pa arsim.
Familja e saj jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike, në kufijtë e mbijetesës. 46-vjeçari e ka marrë vajzën nga familja e saj me pretendimin se do kujdesej për të dhe do e mbronte.
Por siç është mësuar dhe nga dëshmia e vajzës, ai e ka përdhunuar Ditën e Bajramit, pra më 31 korrik dhe e ka mbajtur me forcë prej më shumë se dy muajsh.
Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Nga ekspertët ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht dhe është rrahur mizorisht nga autori, që ishte çoban delesh në fshat. Vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën kujdesin e psikologut.
g.kosovari