Familjarët e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit janë mbledhur ditën e djeshme për të nderuar të dashurit në vendet ku ndërruan jetë. Në këtë ceremoni kanë qenë gjithashtu edhe udhëheqësit kryesorë politikë të SHBA-ve në nder të viktimave gjatë ritualeve të mbajtura në këtë kohë pandemie.
Kanë kaluar 19 vjet pasi avionët e terroristëve përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagon dhe u përplasën në Shanksville, Pensilvani. Gati 3,000 jetë humbën – rreth 2,700 prej tyre në Neë York – në sulmin më vdekjeprurës në historinë e vendit.
Atje ishte edhe edhe kandidati për president, Joe Biden i cili është përshëndetur me Mike Pence vetëm duke përplasur bërrylat ku nga fotot është parë që ka biseduar hkurtimisht me të përpara ceremonisë së përkujtimit në Manhattan.
Ndërsa Presidenti Trump dhe Melania fluturuan në Shanksville, Pennsylvania, të premten për të shënuar 19 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. Çifti presiencial bën homazhe aty ku u rrëzua Fluturimi 93 i United Airlines.
g.kosovari