Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka thënë se zhvilloi një bisedë me kreun e OSBE, kryeministrin Edi Rama, lidhur me krizën në Bjellorusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Linde i është referuar Ramës si një mik të dashur prej vitesh. Ajo shtoi se Rama si kryetar aktual i OSBE po koordinon punë me Suedinë e cila merr kryesinë e OSBE pas Shqipërisë lidhur me krizën aktuale në Bjellorusi.
“Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi”, shkruan Linde.
Prej kohësh, kryeministri Rama ka shprehur dëshirën për të shkuar në Minsk, për të ndërmjetësuar palët konfliktuale.
Spoke to Albanian Foreign Minister, my dear friend since many years, @ediramaal. As current and incoming chair of the @OSCE we coordinate our work regarding the current crisis in Belarus. 🇦🇱🇸🇪
— Ann Linde (@AnnLinde) September 11, 2020
/e.rr