Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore në Donbas.
Presidenti falënderoi Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për dhënien përparësi çështjes së rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda punës së Organizatës.
Bashkëbiseduesit diskutuan situatën e sigurisë në Donbas dhe aspekte të rëndësishme të procesit të negociatave.
Presidenti tërhoqi vëmendjen për shkeljet e marrëveshjeve nga grupet e armatosura ilegale, përfshirë bombardimet e pozicioneve ukrainase në 6 dhe 10 shtator.
“Dje, gjatë bisedës time telefonike me Kancelaren Angela Merkel, militantët hapën zjarr në pozicionet e Ukrainës pranë fshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JCCC dhe OSBE. Ne nuk duam një përshkallëzim të ri. Më 6 shtator, si rezultat i provokimit nga grupet e armatosura ilegale, kemi humbur një ushtarak i Forcave të Armatosura qw u vra dhe njëri u plagos“, tha Volodimir Zelenskyi.
Nga ana e tij, Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Rama mbështeti përpjekjet e partisë Ukrainase për të arritur paqen në rajon dhe siguroi gatishmërinë e Kryesisë Shqiptare për të kontribuar në rivendosjen e paqes. Ai vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Presidenti ukrainas dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshëm. Ai gjithashtu theksoi se i vjen keq për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim. Kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje se OSBE është një organizatë e paanshme, por jo indiferente.
Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e sigurimit të hyrjes së plotë dhe të papenguar të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në të gjithë territorin e pakontrolluar.
Në fund të bisedës, Edi Rama ftoi Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shqipërinë.
/e.rr