Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar vendimin e Këshillit të Ministrave për të kthyer kazinotë në rrugë.
Sipas Bardhit, heshtja e tij për të dhënë shpjegime, tregon se është në pazar me krimin.
“Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?
Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.
Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar“, shkruan Bardhi.
/e.rr