Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (edhe dje ishin 10).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 597
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1616 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1597) për një total prej 284.796 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 547 të shëruar, për një total prej 212 432 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 245 raste të reja pozitiv.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 896 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 793 që prej fillimit të pandemisë.
/e.rr