Gjermania ka tërhequr nga pjesëmarrja në Eurovision për vitin 2016 një kandidat, pas kritikave se tekstet e këngëve të Xavier Naidoo janë antisemitike dhe homofobe.
Naidoo, këngëtar i njohur gjerman me prejardhje indiano-afrikane, ka shitur miliona albume në gjithë botën, por kënga si ajo e vitit 2012, ‘Ëo Sind’, është kritikuar ashpër.
Një grup antiracist ka dërguar ankesë, pasi që të enjten Naidoo u përzgjodh si përfaqësues i vendit në Stokholm. E transmetuesi publik gjerman, ARD, tha se këngëtari i jashtëzakonshëm si Naidoo s’mund të jetë racist.
“Ishte e qartë se nominimi i tij do të polarizonte opinionin, por u befasuam me përgjigjen negative. Eurovisioni është ngjarje argëtuese, ku muzika dhe mirëkuptimi mes evropianëve duhet të jetë në fokus. E diskutimi i vazhdueshëm rreth Naidoos mund të dëmtojë imazhin e garës,” thanë nga ARD-ja.
Gjermania tani pritet të vendosë se kush do ta zëvendësojë Naidoon.