Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton ka përjetuar një shqetësim të fortë për dy fëmijët, George dhe Charlote.
Pas pushimit prej koronavirusit, edhe princi George dhe Charlote u kthyen në shkollë.
Në Britaninë e Madhe zilja e parë e shkollës, ra të hënën e 7 marsit.
Njëlloj si nënat e tjera, edhe dukesha e Cambridge, është shqetësuar për situatën e koronavirusit në shkolla.
Kate i shoqëroi në fshehtësi dy fëmijët e saj, në institut arsimor, Thomas’s Bettersea të Londrës.
Por në dallim nga herët e kaluara, nuk pati fotografi zyrtare. Kështu dita e parë e shkollës për George dhe Charlotte, kaloi në fshehtësi të madhe dhe larg syve kureshtarë.
/a.r