Të shtunën e kaluar, këngëtarja Ronela Hajati u vu në qendër të vëmendjes së medias për klipin me veshje të zeza që ngjanin me ato të ISIS-it. Pasi fotot e figurantëve pushtuan rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak panik dhe komente, këngëtarja reagoi duke sqaruar opinionin se bëhej fjalë vetëm për një video muzikore, e cila sipas saj ishte planifikuar muaj më parë.
Britanikja “Daily Mail” ka rrëfyer historinë e “figurantëve të veshur si terroristë”. “Këngëtarja përhap panik pasi balerinët e veshur si terroristë performojnë në makinë për videon e re, duke i bërë njerëzit të frikësohen se ISIS-i kishte ardhur në kryeqytetin shqiptar”, është titulli i shkrimit që tregon ngjarjen e fundjavës së shkuar