Ka vijuar edhe mëngjesin e kësaj të premteje kthimi i qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës.
Mësohet se kuota prej 300 personash nuk është plotësuar ende ndërsa siç mund të shikoni në video ka një fluks të madh udhëtarësh.
Mbi 250 shtetas janë bllokuar që ditën e djeshme në këtë pikë, 7 autobusë dhe mjete të vogla.
Nga ana tjetër policia ka kthyer në doganë dhejtra emigrantë, pasi sipas saj, nuk kanë në rregull formularët.
Nuk dihen ende nëse do të kalojnë të gjithë dhe nëse situata do të rëndohet më vonë.
g.kosovari