“Nuk gënjeva”, u përgjigj prerazi Presidenti Trump gjatë konferencës për shtyp të shtunën kur një gazetar e pyeti “Përse i gënjyet amerikanët?”.
Pyetja e gazetarit Jom Karl të kanalit ABC News botimin e një libri të ri bazuar në një numër regjistrimesh që gazetari dhe autori Bob Woodward bëri gjatë bisedave me Presidentin Trump, ku presidenti pohon se e ka minimizuar rrezikun nga koronavirusi.
Në libër, autori Woodward thotë se Presidenti Trump e dinte që në muajt e parë të 2020-ës se çfarë kërcënimi vdekjeprurës mund të paraqiste për Shtetet e Bashkuara koronavirusi, por me qëllim dha informacion jo të saktë për publikun amerikan dhe seriozitetin e kësaj sëmundjeje.
“Nuk dua të filloj të hidhem përpjetë duke thirrur “Vdekje. Vdekje,” u përgjigj presidenti duke shpjeguar përse kishte bërë publikisht komente jo të vërteta për rrezikun e virusit.
Presidenti e cilësoi pyetjen si pa respekt dhe lejoi vetëm dy pyetje të tjera nga salla para se të largohej nga konferenca për shtyp të enjten.
Presidenti gjithashtu tha se nëse autori i librit “Zemërim” do të kishte menduar vërtetë se komentet që dëgjoi ishin shumë alarmante, “ndoshta duhet të kishte dalë menjëherë për ta shprehur publikisht” dhe të mos priste për muaj deri në botimin e librit.
Figura të opozitës demokrate janë shprehur se nëse presidenti do ta kishte diskutuar hapur sa e rrezikshme ishte sëmundja, më pak jetë amerikanësh do të ishin humbur nga COVID-i.
Presidenti Trump është angazhuar “në injorim papërfillje të jetëve dhe shëndetit e mirëqënies” së amerikanëve, tha Senatorja Kamala Harris, kandidate demokrate për nënpresidente. “Për mua kjo është shumë revoltuese,” tha ajo.
Autori Bob Woodward, i cili është përballur me kritika të gjera për faktin se nuk i bëri publike për muaj me radhë shqetësimet e Presidentit Trump për kërcënimin e koronavirusit, foli të mërkurën me agjencinë e lajmeve Associated Press ku u shpreh se i ishte dashur kohë për të vërtetuar se komentet që kishte shprehur privatisht presidenti ishin të sakta.
Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën në vdekjet e konfirmuara nga COVID-19, me gati 190’000. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi udhëheqës në botë për rastet e infeksioneve, me 6.3 milionë, gati një e katërta e më shumë se 27.3 milionëve në të gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. VOA