Shitës droge dhe një bandit që i nxori thikën një polici, ishin midis dhjetra kriminelëve të dëbuar ditën e djeshme në Shqipëri.
Të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar me një aeroplan, ishin dënuar me burg gjithsej të gjithë 26 vjet.
Sipas Daily Mail, disa kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme para se të fillonin me krimin e rrugës.
Mes të dëbuarve janë Kuinslend Dishi, 25 vjeç, Andrea Kopo, 24 vjeç, Armand Gjyriqi, 27 vjeç, Orgito Asllanaj, 29 vjeç.
Shqiptarët e dëbuar janë:
Armand Gjyriqi 27 vjeç, i dënuar me 8 vite burg për shitje kokaine.
Andrea Kapo 24 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për shitje kokaine dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuar. Policia në vitin 2018 i kapi Kapos 53.000
stërlina cash dhe kokainë me vlerë 65.000 stërlina.
Orgito Asllanaj 29 vjeç i dënuar me 12 vite burg për rritje kanabisi në një shtëpi.
Ata përbëjnë grupin më të madh të të burgosurve, me 11 përqind, në Angli dhe Uells, nga 9,200 shtetas të huaj që janë arrestuar.
Duke iu referuar këtyre shifrave të fundit, sekretarja për çështjet e brendshme në Britani, Priti Patel ka paralajmëruar të gjithë shqiptarët e përfshirë në krime në Britaninë e Madhe se do veprohet me dorë të hekurt ndaj tyre.
Priti Patel u shpreh: “Britania e Madhe është një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi nga këto dëbime është i qartë. Nëse vini në këtë vend dhe abuzoni me mikpritjen tonë, ne do t’ju deportojmë”.
Komentet ajo i bëri dje, pas dëbimit drejt Tiranës të disa shqiptarëve që ishin arrestuar për krime të ndryshme.
g.kosovari