Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Brenda 5 muajve Kim dhe Ademi janë takuar për herë të dytë, por takimi i parë i tyre ishte online për shkak të pandemisë, ndërsa kësaj here ambasadorja e SHBA zhvilloi një bisedë paraditen e sotme në zyrën e Ademit në Bashkinë e Shkodrës.
“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim.
Ndërsa Ademi u shpreh: “Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë. Unë ju uroj mirëseardhjen”, tha Ademi.
g.kosovari