Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri arsimor, gjithçka duke se është gati. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit si punimeve brenda shkollave, ashtu edhe në mjedisin pranë tyre.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri arsimor, gjithçka duke se është gati. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit si punimeve brenda shkollave, ashtu edhe në mjedisin pranë tyre.
Duke shfrytëzuar orët e vona të mbrëmjes, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës janë kujdesur edhe për sigurinë e nxënësve duke plotësuar me vijëzime dhe sinjalistikën e nevojshme rrugët pranë shkollave.
“Gati për shkollë! Përveç infrastrukturës së brendshme të shkollës, ekipi po kujdeset edhe për sigurinë e nxënësve jashtë saj. Sinjalistikë e re te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe në të gjitha shkollat e tjera të Tiranës për një vit sa më të mbarë shkollor”, shkruan Veliaj.
g.kosovari
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.