Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore. Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.
g.kosovari