Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga dy persona.
Efektivët e policisë Berat, mbrëmjen e së martës, arrestuan F. S., 32 vjeç dhe R. Ç., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, Berat.
Prangosja e tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Dy të dyshuarit akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike prej kohësh.
Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.kosovari