Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ditën e sotme ka njoftuar disa rregulla të reja që ka ndërmarrë qeveria, në lidhje me situatën e koronavirusit.
As në shtëpi, nuk do të ketë më grupime njerëzish me më shumë se 6 persona. BBC shkruan se një familje me 5 anëtarë, mund të takojë në të njëjtën shtëpi, vetëm një person tjetër.
Ai thotë se nëse ka një familje ku më shumë se gjashtë njerëz jetojnë së bashku padyshim që ai grup do të lejohet të qëndrojë së bashku.
Pra në asnjë vend, nuk do të ketë më grupime më shumë se 6 persona, vetëm në disa raste shumë specifike, siç janë pagëzimet apo funeralet.
Po kështu në lidhje me testet për koronavirusin ai u shpreh se testimi do të vlejë vetëm për ata që kanë simptoma të koronavirusit dhe jo për të gjithë njerëzit që nuk shfaqin shenja.
Ndërkohë rregulla të forta për frenimin e koronavirusit janë vendosur edhe për udhëtarët që mbërrijnë në Angli nga shtatë ishujt grekë do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, rregull që hyn në fuqi prej ditën e sotme, ka thënë Grant Shapps.
Ishujt grekë të prekur janë Kreta, Lesvos, Mykonos, Santorini, Serifos, Tinos dhe Zakynthos (i njohur gjithashtu si Zante). Qeveria thotë se ishujt mund të trajtohen ndryshe nga vendet e tyre kontinentale nëse ndryshojnë normat e infeksionit.
g.kosovari