Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka përcjellë sot një mesazh sa i përket reformës në Drejtësi.
Duke komentuar takimet me Arben Krajën dhe Aida Hajnajn, Kim thotë se reforma nuk do të jetë e lehtë, por ajo po ecën përpara.
“U takova sot me Aida Hajnajn dhe Arben Krajën për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit eShqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja” – thotë Kim.
/a.r