Qeveria italiane e drejtuar nga Kryeministri Giuseppe Conte, ka miratuar një dekret të ri, ku përcaktohen kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejt Italisë, por edhe rregulla të reja.
Në dekretin e ri, lejohen që të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, edhe ata persona, të cilët provojnë se kanë marrëdhënie me personin ku do të qëndrojnë.
Kjo teksa më parë lejoheshin të hynin shtetasit për nevoja pune, për çështje urgjence, shëndetësore, studimi apo kthimi në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.
Me rregullat e mëparshme nuk lejohej që të bashkoheshin çiftet të cilët mund të ishin të ndarë në shtete të ndryshme. Mirëpo me dekretin e ri, lejohet hyrja në Itali, për të mbërritur në vendbanimin, shtëpinë dhe vendbanimin e një personi, edhe nëse nuk bashkëjeton, me të cilin ekziston një marrëdhënie emocionale.
Po ashtu me dekretin e ri bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në vende të hapura, ku nuk mund të ruhet distanca, ndërkohë që limiti i transportit publik përcaktohet në masën 80% të kapacitetit.
Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët nën 6 vjeç, me përjashtim të atyre që kanë sëmundje apo problematika shëndetësore.
Nga ana tjetër mbetet e detyrueshme bërja e tamponit për ata shtetas që kthehen nga 16 shtete të cilësuara si rrezik transmetimi të koronavirusit, të listuara nga autoritetet italiane.
Mbetet në fuqi rregulli për të mbajtur mbyllur diskotekat dhe stadiumet.
Dekreti i ri hyri në fuqi të hënën e 7 shtatorit dhe do jetë në fuqi deri në ditën e fundit të këtij muaji.
/a.r