Nuk u kthye në burg pas qëndrimit të përkohshëm në shtëpi prej pandemisë së koronavirusit, për tu kapur ditën e sotme.
Efektivët e policisë Bulqizë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 4 Tiranë, arrestuan të shpallurin në kërkim Elidon Alla, 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia e Bulqizës, i riu nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020.
Pas mbarimit të lejes së përkohshme, Alla ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e 26-vjeçarit, u organizuan shërbimet dhe në bashkëpunim me uniformat blu të komisariatit Nr. 4 në Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i tij, i akuzuar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
/a.r