Një turist francez, i paidentifikuar është gjobitur me 1.000 euro, pasi është munduar të vjedhë 2 kilogramë rërë në një nga plazhet në Sardenja.
Rëra e bardhë idilike, në Itali është e mbrojtur dhe turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për vjedhjen e saj nga plazhet lokale.
Turisti u kap në Aeroportin e Cagliarit, më 1 Shtator, pasi iu gjet në zotërim disa shishe që përmbanin rreth 2 kilogramë rërë.
Një zëdhënës i “Forest Rangers” të ishullit ka thënë për CNN, se shpesh ka patur raste të tilla ku turistët përpiqen të vjedhin, por kohët e fundit masat janë shtuar dhe ështe vendosur ligj dhe shkelja, mund të sjellë gjobë ose burg.
“Rëra u konfiskua dhe tani është në sallën tonë të operacionit, ku ne i mbajmë këto sende të konfiskuara. Në fund të vitit zakonisht kemi shumë shishe me rërë të grumbulluara”, tha ai.
Në vitin 2017, u prezantua një ligj rajonal që e bënte të paligjshme marrjen e rërës nga plazhet e Sardenjës. Gjobat për shkeljen e tij variojnë midis 500 dhe 3,000), varësisht nga sasia e marrë dhe nga vendi ku është marrë.
Rregulloret u futën tha ai sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe gjithnjë e më problematike. Plazhet me rërë me ngjyrë “të pabesueshme rozë ose shumë të bardhë janë veçanërisht të shënjestruara.
“Vitin e kaluar ne gjetëm një faqe në internet që shiste rërën tonë si suvenire. Ky është bërë një fenomen shumë i njohur këtu në Evropë,”- ka thënë ai.
Vitin e kaluar, policia kapi 44 kilogramë rërë nga një çift francez që vizitonte ishullin. Dhe një banor britanik u gjobit me më shumë se $ 1,000 në 2018, kur autoritetet zbuluan rërën e marrë nga një plazh pranë qytetit verior të Olbia.
g.kosovari