Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek çështja e detit, që ka shkaktuar reagime të ashpra në politikën shqiptare.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë pohoi se nuk ka asnjë marrëveshje për çështjen e detit, ndërsa shigjetoi ashpër rivalët e tij politikë, duke nisur me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, apo dhe lideren e LSI-së, Monika Kryemadhin, madje dhe presidentin Ilir Meta.
“Dëgjova njërin këtu që bëriti e tha; se lëshojmë detin ne. Se pash kush ishte, se ishte me maskë. Se pash kush po mbron detin në sallë me maskë. Kushdo që të jetë, e para dhe po të duash që ta lëshon, se lëshon dot. Ske asnjë mundësi. Kushdo që do të donte ta lëshonte, cilido qoftë se lëshon dot. S’ka asnjë mundësi. Mos u bëni qesharak. Kaq qesharak e të poshtër. Poshtërisht qesharak. Sepse ata të cilët i frynë këtij zjarri e dinë se nuk ka asnjë gjë vërtete. Por në vend që të punojnë për popullin, duan ta përdorin popullin. Në vend që të punojnë për shqiptarët që janë në punën e tyre dhe shqetësohen, duan t’i përdorin ata. Të kapin ndonjë votë. Kap ca të kapësh. Nisen me varka mono, për të mbrojtur detin në mes të diellit. Duke i rënë lopatës sa majtas djathtas, dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Ça deti po mbroni? Kë det? Keni konstatuar se ka zbythe deti drejt Greqisë? Mos ka dalë gjë deti atje? Që bëni këto luftëra me varka? Deti aty është. Nuk është as deti, as toka, as ajri, një materie që mund të negociohet apo të ndahet siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte Autoritetin e Rrugor shqiptar. Nëse bëhen, bëhen me negociata dhe jo me muhabete varkash. Personat e autorizuar, nëse bëhen diçka paraqesin konkluzione tek autoritetet. Nëse qeveria firmos një marrëveshje, ka një autoritet që e gjykon atë, që është zoti president i Republikës. Se di pse është futur dhe ai në mbrojtje të detit. Po e di shumë mirë se po nuk erdhi dhe deti tek ai, s’ka tjetër. Është dhe gjykata Kushtetuese, dhe parlamenti i Shqipërisë. Ata që e lëshuan detin, sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Berisha, Lulzim Basha. Monika në atë kohë nuk kishte lopatën, kishte vetëm varkën se lopatën e kishte Iliri. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje me fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizike. Ishte dyfish atë kohë. Bën marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë. Si e bënë? Në rrugë zyrtare. Me firma dhe vula. S’ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi. S’ka si ndodh. Ne atë çështje e çuan në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo dha votën 9 me zero. Ishte marrëveshje cenuese. Unë nuk fus njeri në burg, qeveria në demokraci nuk fut njeri në burg. Që të fusësh njerëz në burg, duke qenë kryeministër, duhet të jesh ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem parti-shtet. Fjala e presidentit të Greqisë për shtrirjen me 12 milje nuk ka asnjë lidhje. Që ta dini ju, që e doni shumë Shqipërinë por nuk dini as hartën, nuk ka mundësi fizike, s’ka hapësirë fizike aty ku gjendet hapësira ndarëse mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve.”, tha Rama.