Gjenerali serb Dragolub Ojdaniç, i dënuari nga Tribunali i Hagës për krime luftë në Kosovë, është ndarë nga jeta, në spitalin Ushtarak në Beograd.
Ojdaniç ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai ishte një nga zyrtarët serbë që organizoi ekzekutivet masive të civilëve dje dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.
Në vitin 2000 ai u emërua ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë, ndërsa në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë. Ndërkohë në vitin 2009 u dënua me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë.
“Pranoj të gjitha gjetjet që janë bërë, në gjykimin kundër meje. Ajo që më mbetet është të kryej dënimin tim”, shkruan ai në letrën dërguar Gjykatës Ndërkombëtare për krime në ish-Jugosllavi, më 25 janar 2013.
g.kosovari