‘Drita në fund të tunelit’/ Me ose pa COVID Lojërat Olimpike në Tokio do të vazhdojnë

Lojërat Olimpike të Tokios do të luhen me 23 korrik 2021, “me ose pa COVID”.

Ato ishin planifikuar që të zhvilloheshin korrikun e këtij viti, por për shkak të pandemisë, u vendos që të shtyhen. Megjithatë, John Coates, nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk do t’i vonojnë përtej 2021.

Lojërat Olimpike që ishin planifikuar të mbaheshin në 2020 kishin si slogan për rindërtimin pas shkatërrimit të tsunamit, por tani më fokusi është COVID-i. Ato do të jenë “lojërat që mposhtën COVID-in, drita në fund të tunelit”.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokyo 2020 Toshiro Muto tha se ishte e mundur që Lojërat të mbaheshin për një audiencë të “kufizuar”, por theksoi se ata donin të shmangnin mundësinë e mos patjes të spektatorëve.

Shefi ekzekutiv garanton se ato nuk do të luhen përtej 2021, dhe se me apo pa prezencën e COVID-19 do të mbahen me një audiencë të limituar në stadium olimpik, duke evituar mundësinë që të mbaheshin pa prezencë të spektatorëve.

11 mijë atletë 200 vende do të marrin pjesë në Tokio 2021, teksa nuk dihet si do të bëhet udhëtimi drejt Japonisë, pasi ishulli aziatik momentalisht i ka kufijtë mbyllur për vizitorët e huaj.

g.kosovari

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com