Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në qytetin e Laçit, në afërsi të një karburanti.
Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit, 65-vjeçari Pashk Perkola, ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, 27-vjeçarin me iniciale E.Gj.
Ndërkohë grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Informacion paraprak
Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari