37-vjeçarja nga Saranda ka ndërruar jetë në helikopterin e Spitalit Ushtarak, pasi po transmetohej drejt Tiranës. E reja mbylli sytë, vetëm pak momente pasi mori vendimin të vetëhelmohej.
Ajo u nis me urgjencë me helikopter ushtarak për t’u transportuar drejt spitalit në Tiranës, por rrugës ndërroi jetë, pa arritur të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ish-bashkëshorti i të resë, me vendim gjykate, kishte marrë kujdestarinë e vajzës që kishte me të renë që i dha fund jetës. Ai kishte vendosur që ta merrte të bijën me vete në Itali dhe këtë dhimbje, 37-vjeçarja nuk e ka përballuar dot duke marrë vendimin për të helmuar veten.