Janë publikuar pamje nga momenti kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili i konfirmon njohjen nga shteti i tij.
I gjithë ky zhvillim ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump, i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Izraelit.
Hoti dhe Netanyahu kanë diskutuar nën moderimin e Trump. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kosova dhe Izraeli kanë konfirmuar se së shpejti Kosova do të bëhet me Ambasadë në Jerusalem.