Nga Astrit Patozi
Eshtë ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, pa dyshim, ndaj edhe urimet më të mira, në radhë të parë popullit të saj, por dhe çdo shqiptari tjetër!
Por kur sheh se përshëndetjet për këtë ngjarje nuk ndryshojnë shumë nga ato për ditën e hashures, fitoren e Sëlltikut, ditëlindjen e qenit, apo përvjetorin e 35-të të maturës, nuk ta bën zemra shumë t’i bashkohesh këtij kori rutinor.
Është shumë e vështirë të mësohesh me këtë inflacion të pashembullt mesazhesh politike, që sa vjen dhe ekzagjerohet, i cili nuk kursen asgjë për pak më shumë vëmendje mediatike.
Duke zhvlerësuar dhe relativizuar gati gjithçka në një garë të paprinciptë deklaratash patetike, ku humbet gati krejtësisht sensi i masës dhe i rëndësisë së çdo ngjarjeje të sotme apo të dikurshme, që ka vlerë reale për Shqipërinë dhe kombin tonë.