OBSH-ja nuk do të aprovojë kurrë një vaksinë kundër koronavirusit që nuk është efektive dhe e sigurtë. Vaksinat mund të përdoren vetëm pas verifikimit që ato janë efektive dhe të sigurta.
Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për Covid-19. “Vaksinat kanë ndryshuar botën. Njerëzit mund ta shohin vetë, ftoj të gjithë ta bëjënë sidomos prindëri tanë”- shtoi ai.
Ndërkohë ditën e sotmë zëdhënësja e OBSH Margaret Harris, tha se nuk pret që vaksinimi në masë kundër koronavirusit të ri të nisë para mesit të vitit 2021, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.
Sipas zëdhënëses, Margaret Harris, asnjë prej vaksinave në fazat e avancuara të eksperimenteve, nuk ka treguar sinjal të qartë për efikasitet të një niveli prej të paktën 50%.
/a.r