Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes së nënshkruar sot në Washington mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ivanka Trump përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e SHBA-ve dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje historike.
”Urime Donald Trump, Richard Grenell, Robert Obrien dhe Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihmën për zgjidhjen e një konflikti prej dekadash në Europën Lindore”- shkruan Ivanka Trump, Twitter.
Congratulations @realDonaldTrump, @RichardGrenell, @RobertcObrien & Jared Kushner on today’s historic breakthrough — normalizing economic ties between Serbia & Kosovo and helping resolve a decades-long conflict in Eastern Europe. https://t.co/xYErKiH4az
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) September 4, 2020
/e.rr