Lideri i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Shtëpinë e Bardhë.
Haradinaj shkruan në Facebook se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.
Ai eshte shprehur se jane reflektuar ne marreveshje shqetesimet e tij per Ujmanin! KY ka qene dhe “shpetimi” i tij, duke “evituar” doreheqjen!
Postimi i plotë:
E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.
I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
/e.rr